Shkenca moderne është vetëm në fillimet e të kuptuarit e urtësisë së të parëve: bimët zotërojnë ndjeshmëri dhe një formë të papërpunuar inteligjence.

Bimët janë shumë më inteligjente dhe të afta se sa mendojmë. Në fakt, një kërkim shkencor provokues i vitit 2010 i publikuar në Plant Signaling & Behavior, propozon që pasi bimët nuk mund t’i shpëtojnë streseve mjedisore siç bëjnë kafshët apo njërëzit, kanë zhvilluar një “fiziologji të sofistikuar dhe dinamike”, e cila përfshin proçesim informacioni si “kujtesa qelizore” e bazuar në dritën, e cila mund të përshkruhet si forma e inteligjencës bimore. I titulluar “Jeta e fshehtë e bimëve: nga kujtesa tek inteligjenca”, studimi nxjerr në pah një “super fuqi” të veçantë  të bimëve, treguese e suksesit të tyre si qenie inteligjente:

Ka pemë që kanë çelur kohë para se Jezu Krishti të kishte lindur. “Çfarë lloj urtësie zhvillohet në një bimë për të bërë të mundur mbijetesën dhe përhapjen për kaq shumë kohë, në të njëjtin vend që ka çelur?”

Sipas studiuesve, “bimët në të vërtetë punojnë si një pajisje informatike kuantike biologjike, që është e aftë për të përpunuar informacionin kuantik të koduar në intensitetit të dritës dhe në energjinë e saj.” Ky përpunimin i informacionit përfshin një mekanizëm për përpunimin e informacionit që mbahet në kujtesë. Për shembull:

Bimët mund të ruajnë dhe të përdorin informacionin nga përbërja e dritës për disa ditë apo më shumë për të parashikuar ndryshimet që mund të shfaqen në të ardhmen e afërt në mjedis, për shembull, për t’i paraprirë një sulmi të agjentëve patogjenë.”

Sipas studimit: “bimët në fakt mund të mendojnë dhe të kujtojnë”


Për më tepër, bimët jo vetëm që kanë një mekanizëm për grumbullimin dhe përpunimin e informacionit, por duket se mund të ushtrojnë “zgjedhje” në varësi të skenarëve të ndryshëm: grupe të ndryshme kloroplastesh dhe qelizash në të njëjtën gjethe, nën kushte identike dhe të qëndrueshme drite, temperature dhe lagështie, kanë opinion të ndryshëm mbi “çfarë të bëjnë” në këto kushte dhe testojnë skenarë të ndryshëm të së ardhmes në po ato kushte.”

Studimi gjithashtu ofron një shpjegim pse bimët thithin më shumë energji dhe dritë se sa është e nevojshme për fotosintezën:

Një përgjigje e mundshme për çështjen e mësipërme është “trajnimi për gjethet e reja”. Le të imagjinojmë sikur fletët e reja ose lulet po dalin nga një fabrikë, do të ishte mirë për ato fletë ose lule të dinin diçka në lidhje me kushtet në të cilat po çelin. Gjethet e lulet e vjetra, kanë më shumë përvojë dhe tashmë janë të përshtatura me klimën dhe kushtet e jashtme, e mund të mësojnë të rejave mekanizmat celulare të kujtesës. Kjo shpjegon pse bimët kanë një kapacitet natyror për të thithur më shumë energji e dritë se sasia e nevojshme për fotosintezën. Ato kanë nevojë për këtë energji të tepërt për optimizimin dhe trajnimin mbi thithjen e dritës dhe vetë-mbrojtjen.”