Bimët janë pastruese fantastike të ajrit të  shtëpisë, por disa prej tyre janë më efektive se të tjerat në filtrimin e ndotësve dhe kimikateve toksikë në ajër. Sipas një studimi të NASA-s të viteve ‘90 mbi më shumë se 50 bimë të ndryshme, janë rreth 20 ato që mbajnë ajrin pastër e që ju shërbejnë për në shtëpi dhe në zyrë.

Përse NASA merret me bimët?

Hulumtuesit NASA duhet të gjenin mënyrat më të mira e më të thjeshta për të pastruar ajrin në stacionet hapësinore. Studimi i tyre mbi ajrin e pastër, gjeti se bimët e mëposhtme janë efektive në heqjen e pesë toksinave kryesore: benzeni, formaldehyde, trichlorethylene, xylene, dhe amoniaku nga ajri. Këto kimikate janë të lidhura me efektet negative shëndetësore, si dhimbje koke, acarim e skuqje të syve, etj.

Shkencëtarët e NASA sugjerojnë që të ketë të paktën një bimë nga kjo listë për çdo 100 metër katrorë në shtëpi apo në zyrë.

Pavarësisht studimit të kryer mbi 25 vjet më parë, rezultatet i kanë rezistuar kohës dhe konsiderohen si të dhënat më të plota dhe të sakta deri më sot.

Çfarë përmban ajri që thithim

Trichlorethylenegjendet në printera dhe bojrat për printim, llaqet, bojra për ngjyrosje, materiale ngjitëse, etj. Simptomat e një ekspozimi afatshkurtër përfshijnë eksitim, marramendje, dhimbje koke, ndjesi të vjellje, përgjumje dhe gjendje kome në rastet më të rënda.

Formaldehydegjendet në produktet prej letre, gazeta, facoleta për fytyrën, facoleta tavoline, tallash, kompensatë dhe pëlhura sintetike. Simptomat që lidhen me ekspozimin afatshkurtër përfshijnë acarim në hundë, gojë dhe fyt, dhe në raste të rënda, ënjtje të laring dhe mushkëritë.

Benzenepërdoret për të bërë materiale plastike, fibra sintetike, resina të ndryshme, lubrifikantë gome, ngjyra, detergjentë, ilaçe dhe pesticide. Gjithashtu gjendet në tymin e duhanit, tymin e automjeteve, materiale ngjitëse, bojë dhe dyll (shkëlqyes) mobiljesh. Simptomat që lidhen me ekspozimin afatshkurtër përfshijnë acarim të syve, marramendje, rritje të rrahjeve të zemrës, dhimbje koke, çoroditje dhe në disa raste mund të rezultojë në humbje ndjenjash.  

Xylenegjendet në printera, lëkurë të përpunuar, gomë dhe bojë industriale, tymin e duhanit dhe tymin e automjeteve. Simptomat që lidhen me ekspozimin afatshkurtër përfshijnë acarim të gojës dhe fytit, marramendje, dhimbje koke, konfuzion, probleme të zemrës, dëmtim të mëlçisë dhe të veshkave si dhe gjendje kome në raste të rënda.

Amoniakgjendet në produktet për pastrimin e shtëpisë, pastrues të dritareve dhe dysheme, kripëra të llojevë të ndryshme dhe pleh. Simptomat që lidhen me ekspozimin afatshkurtër përfshijnë skyqje të syve, kollitje dhe dhimbje të fytit.

Lista origjinale e NASA e bimëve që luftojnë ndotjen

Dwarf date palm (Phoenix roebelenii) – filtron formaldehyne dhe xylene

Areca palm (Dypsis lutescens) – filtron formaldehyne dhe xylene

Boston fern (Nephrolepis exaltata ‘Bostoniensis’) – filtron formaldehyne dhe xylene

English ivy (Hedera helix) – filtron formaldehyne, xylene, benzene dhe trichlorethylene

Lilyturf (Liriope spicata) – filtron formaldehyne, xylene dhe amoniak

Spider plant (Chlorophytum comosum) – filtron formaldehyne dhe xylene

Devil’s ivy, Money plant (Epipremnum aureum) – filtron formaldehyne, xylene dhe benzene

Peace lily (Spathiphyllum ‘Mauna Loa’) – filtron formaldehyne, xylene, benzene trichlorethylene dhe amoniak

Flamingo lily (Anthurium andraeanum) – filtron formaldehyne, xylene dhe amoniak

Chinese evergreen (Aglaonema modestum) – filtron formaldehyne dhe benzene

Broadleaf lady palm (Rhapis excelsa) – filtron formaldehyne, xylene dhe amoniak

Variegated snake (Sansevieria trifasciata ‘Laurentii’) – filtron formaldehyne, xylene, benzene dhe trichlorethylene

Red-edged dracaena (Dracaena marginata) – filtron formaldehyne, xylene, benzene dhe trichlorethylene

Cornstalk dracaena (Dracaena fragrans ‘Massangeana’) – filtron formaldehyne, benzene dhe trichlorethylene

Barberton daisy (Gerbera jamesonii) – filtron formaldehyne, benzene dhe trichlorethylene

Florist’s chrysanthemum (Chrysanthemum morifolium) – filtron formaldehyne, xylene, benzene trichlorethylene dhe amoniak

Aloe vera (Aloe vera) – filtron formaldehyne dhe benzene

Janet Craig (Dracaena deremensis “Janet Craig”) – filtron formaldehyne, benzene dhe trichlorethylene

Warneckei (Dracaena deremensis “Warneckei”) – filtron formaldehyne, benzene dhe trichlorethylene