Në ditët e sotme ne kemi një seri vendimesh për të marre: shumica janë të thjeshta, disa janë vendime të rëndësishme, nga ato që të ndryshojnë jetën.

Një kërkim i kohëve të fundit i Colombia University arriti në një shifër interesante: ne kemi rreth 70 vendime për të marrë cdo ditë. Ky numër i madh zgjedhjesh që duhet të përballim, krijon një fenomen të njohur si “lodhje nga vendimarrja” ku truri ynë, si cdo muskul tjetër, lodhet. Bëhet shumë e vështirë marrja e vendimeve në këtë mënyrë, dhe në vënd që të mbështetet në njohuritë e fituara, truri ynë përqëndrohet në disa detaje dhe kujtime specifike.

Bonnie Ware ka kaluar gjithë jetën e vetë profesionale duke ndihmuar persona të sëmurë terminalë, 3 deri ne 12 muaj larg vdekjes. Ndër vite, ajo ka pyetur vazhdimisht këta pacientë se cilat kanë qënë vendimet për të cilat janë penduar më shumë në jetë.

Përgjatë viteve, ka mbledhur shumë eksperienca të ndryshme, duke vënë re disa pika të përbashkëta: janë disa lloje vendimesh për të cilët pacientët pendohen më shpesh:

  1.  Do të donin të mos kishin marrë vendime bazuar mbi cfarë mendonin të tjerët

Zakonisht kur vendimet merren në bazë të opinioneve të të tjerëve, dy gjëra ndodhin:

    1. karriera merr një drejtim jo të mirë: ka shumë persona që kalojnë një kohë të gjatë duke studiuar për një degë ose sektor që nuk e pëlqejnë e për të cilin pendohen ose që kalojnë një jetë të tërë duke punuar në një punë për të cilën, përsëri, pendohen. Nëse qëllimi është aprovimi i prindërve apo përndjekja e parave dhe prestigjit në shoqëri, marrja e një vendimi cfarëdo mbi karrieren tënde do të të kushtëzojë gjithë jetën.
  • lë parimet e tua mënjëanë: kur përqëndrohesh tek cfarë shefi yt mendon për ty, sa lekë mendon se të duhen për të pasur një pozicion në shoqëri, ose sa keq do të dukesh nëse projekti dështon, po shkel parime morale. Dëshira e madhe për t’u dukur mirë para të tjerëve kompromenton aftësinë tënde për të qënë vetvetja e për t’u ndjere mirë.

Mënyra më e mirë për të dalë nga ky rreth vicioz është vetëdija se njërëzit kanë opinionet e tyre që mbeten thjesht… opinione. Pavarësisht se cfarë mendojnë për ty, ai mbetet një opinion personal. Vetë-vlerësimi vjen nga përbrënda.

  1.  Do të donin të mos kishin punuar kaq shumë

Të punosh është një mënyrë për të lënë gjurmë në këtë botë, për të mësuar, për t’u rritur e për t’u ndjerë i realizuar, por puna mund të bëhet problem nëse të merr aq kohë sa nuk ke më për njërëzit e tu më të dashur. është ironike, ne punojmë që të krijojmë të ardhura për njërëzit që duam pa kuptuar që koha që ne kalojmë me ta është më e cmuar se paratë. Çelësi është krijimi i një ekuilibri midis kohës që i kushtohet punës dhe kohës që i kushtohet personave të dashur. Pa një ekuilibër, rrezikon që pas shumë vitesh, kur të gjykosh zgjedhjet e bëra, të pendohesh.

  1.  Do të donin të kishin shprehur më shumë ndjenjat e tyre

Kur kemi qënë fëmijë na kanë mësuar që të shprehësh ndjenjat mund të jetë e rrezikshme dhe që e mira do ishte t’i mbanim për vete. Kjo është një taktikë që funksionon në fillim por grumbullimi i ndjenjave dhe mbytja e tyre përbrënda bën që një ditë ato të shpërthejnë si një vullkan.

Disa gjëra më mirë të thuhen haptazi, pa i mbajtur të mbyllura në vetvete. është e vështirë në fillim, por sinqeriteti në marrëdhëniet me të tjerët të bën një njeri më të mirë.

  1.  Do të donin të mos kishin humbur kontaktet me shoqërinë

Kur je i mbytur në përditshmërinë e jetës, është e thjeshtë të harrosh se sa të rëndësishëm disa persona janë për ty, sidomos ata për të cilët duhet të gjesh kohën për t’i takuar. Marrëdhënia me miqtë e vjetër është gjëja e parë që shkërrmoqet nga pesha e një rutine të ngarkuar. Kjo s’është një gjë e mirë pasi shoqëria është nga faktorët kryesorë të uljes së stresit. Takimi me miq të afërt të jep energji, ide dhe pikëvështrime të reja e një ndjenjë përkatësie që të jep siguri.

  1.  Do të donin të ishin ndjerë të lumtur

Kur jeta jote është afër fundit, kohët e vështira marrin një kuptim tjetër, behën më pak të rëndësishme e më pak të zymta. Kjo ndodh sepse arrijmë të kuptojmë se ka raste të numërta ku vuajtja apo dhimbja është një zgjedhje. Fatkeqësisht, shumë persona këtë gjë e kuptojnë shumë vonë. Megjithëse ne të gjithë kemi vështirësi në jetë, provojmë dhimbje e mundim, reagimi ndaj këtyre situatave është nën kontrollin tonë, sic është aftësia jonë për të ndjerë lumturi, kënaqësi. Të mësosh si të buzëqeshësh, si të qeshësh, sidomos në situata stresuese e të vështira, është një sfidë e vërtetë, por është një nga ato sfida që ia vlen.