Fakt: pjesa më e madhe e njërëzve gënjen cdo ditë.

Një studim i kryer nga Universiteti i Massachusetts në vitin 2002 zbuloi se 60% e personave gënjejnë edhe gjatë një bashkëbisedimi 10 minutësh. Mesatarja e gënjeshtrave të thëna ishte dy deri në tre.

Lajmi i mirë është se gënjeshtarët mund të zbulohen, fare lehtë madje.

Dr.Lillian Glass është një analiste e njohur e sjelljes dhe eksperte e gjuhës së trupit. Ajo ka bashkëpunuar me FBI për demaskimin e gënjeshtrave, dhe gjëja e parë për të kuptuar se cilat janë shënjat që tregojnë se dikush po gënjen, është të njohësh sjelljen e tij normale. Çelësi është në gjuhën e trupit, shprehjet e fytyrës, mënyrat sesi shprehet, etj.

Ja cilat janë sjelljet kryesore të gënjeshtarëve sipas Dr. Glass:

Lëvizin pozicionin e kokës shpejt dhe papritur

Nëse dikush lëviz kokën në mënyrë të papritur kur i bëni një pyetje të dretjëpërdrejtë, ndoshta dëshiron t’i bëjë bisht ose t’ju gënjejë.

“Zakonisht para se të përgjigjet, personi e lëviz kokën anash ose e ul poshtë për të humbur kontaktin viziv.” – thotë Dr. Glass.

Frymëmarrja u ndryshon

Kur dikush gënjen, frymëmarrja mund t’u rëndohet. “Shkak bëhet refleksi” – thotë specialistja.

Kur frymëmarrja ndryshon e rëndohet, shpatullat ulen e ngihen dukshëm, zëri bëhet pak më i hollë. “Praktikisht, mbeten pa frymë sepse rritet ritmi kardiak dhe ndryshon ritmi i qarkullimit të gjakut. Trupi i përjeton këto në caste nervozizmi, paniku – por edhe kur gënjen.”

Qëndrojnë pa lëvizur fare

Dihet që kur njërëzit lëvizin pa pushim mund të jetë shënjë që gënjejnë, por Dr. Glass thotë që duhet patur kujdes edhe nga ata që qëndrojnë pa lëvizur fare.

“Ka njërëz që tensionit të një situate si të thënit një gënjeshtër, u përgjigjen jo duke lëvizur por duke shtuar kontrollin ndaj trupit, pra duke qëndruar pa lëvizur fare”. Sipas saj “Kur je pjesë e një bashkëbisedimi, është normale të lëvizësh e të ndryshosh pozicionin, do të thotë që trupi është i relaksuar dhe lëvizjet vijnë në mënyrë pothuajse të pavetëdijshme. Por kur dikush qëndron pa lëvizur, i ngurtësuar në një pozicion, është një shenjë që ka dicka që nuk shkon.”

Përsërisin të njëjtat fjalë dhe fraza

Kjo ndodh sepse po mundohen të bindin veten e tyre dhe bashkëbiseduesin mbi cfarë po thonë. “Po mundohen t’i japin vërtetësi gënjeshtrës në kokën e tyre.” thotë Dr. Glass.

Ajo shton se përsëritja e fjalëve dhee  frazave është një mënyrë për të fituar kohë dhe për të mbledhur mendimet e për të përcaktuar cfarë do thonë më vonë.

Prekin ose mbulojnë vazhdimisht gojën

“Shënja e një personi që nuk do të përgjigjet ose të përballet me një cështje, është kur vë dorën për të mbuluar apo prekur gojën në mënyrë të vazhdueshme.”

Sipas ekspertes, kur një person vë duart mbi buzë ndërsa flet, është shënjë që nuk po tregon gjithcka, që nuk do të thotë të vërtetën. është një lloj mbylljeje ndaj bashkëbisedimit.

Mbulojnë pjesë të trupit

Zakonisht bëhet fjalë për pjesët më delikate të trupit, si goja, qafa, kraharori ose koka.

“Kjo më ka ndodhur shpesh gjatë seancave gjyqesore – shpjegon Dr.Glass – “kur dëshmitarët vihen në vështirësi , nisin të mbulojnë me duar ballin ose fytin.”

Lëvizin këmbën me nervozizëm

“Kjo ndodh kur trupi merr kontrollin mbi mëndjen”. Lëvizja e këmbëve tregon se personi është në siklet dhe ndihet nervoz. Tregon gjithashtu se do që të largohet nga situata, thjesht duan të largohen.

“Kjo është një nga pikat kyce në zbulimin e gënjeshtarëve. Shikoji këmbët dhe do kuptosh shumë gjëra.” – thotë ekspertja e FBI-së.

Japin tepër informacion

“Kur dikush jep shumë informacione, sidomos informacione të tepërta, që nuk i janë kërkuar dhe me një numër të madh detajesh, ka shumë mundësi që ky person nuk po tregon të vërtetën.” – sipas Dr. Glass – “Gënjeshtarët ndonjëherë flasin shumë sepse shpresojnë në këtë mënyrë të tregojnë sinqeritet dhe bashkëbiseduesit do t’u besojnë.”

Flasin me vështirësi

Gjatë seancave pyetësore të të dyshuarve, mund të dallohet se si vështirësia në të folur rritet vazhdimisht. Kjo ndodh sepse sistemi qëndror nervoz e ul nivelin e prodhimit të pështymës në momente stresi. Goja është e thatë dhe personi ka vështirësi në të shprehur.”

Kini kujdes edhe nga shënja të tilla si kafshimi i buzëve dhe rrudhja e tyre gjatë një bashkëbisedimi.

Mundohen të hedhin fajin diku tjetër

“Kur një gënjeshtar vihet në vështirësi e bëhet më agresiv, do mundohet ta hedhë fajin tek një njeri tjetër, ndoshta edhe tek bashkëbiseduesi i vet.” – thotë Dr. Glass.

Një gënjeshtar që ndihet i zbuluar, do bëhet agresiv dhe do ta mbrojë veten edhe duke futur në valle njërëz të tjerë.

Të shohin pa pulitur sytë fare

Disa tipa gënjeshtarësh e kanë të vështirë të mbajnë kontaktin viziv, por ka të tjerë që shohin drejt e në sy, duke munduar të manipulojnë bashkëbiseduesin dhe t’i shtojnë bsueshmëri vetes së tyre.

“Kur njërëzit thonë të vërtetën, e lëvizin shikimin herë pas herë në mënyrë të lirshme. Kur dikush gënjen dhe të sheh në sy, e bën këtë gjest me gjakftohtësi, shpesh duke i pulitur sytë rrallë dhe në intervale kohore të rregullta.” – thotë Dr.Glass.