“Shumica e problemeve tona vijnë nga dashuria e madhe dhe varësia emocionale që krijojmë për gjëra të cilat i mendojmë si të përjetshme.” – Dalai Lama

Ka diçka që është e përbashkët tek të gjithë ne: dëshira për të qënë të lumtur dhe nga ana tjetër, shmangia e dhimbjes. Por, në mënyrë të vazhdueshme, ne e gjejmë veten në situata ku jo vetëm që nuk jemi të lumtur, por përjetojmë dhimbje.

Ne e lidhim lumturinë tonë me njërëzit, rrethanat dhe gjëra, ndaj të cilave qëndrojmë fort të lidhur për një jetë të mirë. Mundësia e humbjes së tyre na streson dhe mbytemi në trishtim kur diçka ndodh që e ndryshon situatën: një ndarje, një largim nga puna, një transferim, etj. Ne jemi të lidhur me ndjenjat, me të cilat identifikojmë veten, edhe me ato negative. Një njeri që ka vite që vuan, i krijohet një ndjesi ngushëllimi dhe sigurie në dhimbjen e vet. Në përpjekjen tonë për t’u kapur pas situatave që njohim, ne e limitojmë eksperiencën dhe mundësinë tonë për të qënë të lumtur në të tashmen. Një çast nuk mund të shfrytëzohet plotësisht nësë është i mbytur në frikë apo dhimbje.

Kur ndalojmë përpjekjet për të kontrolluar botën që na rrethon, ne jemi të lirë. Ja pse, t’i lësh situatat e ngjarjet të ndjekin rrjedhën e tyre është kaq e rëndësishme: duke bërë kështu, i japim liri vetes.

Nuk është e thjeshtë për t’u bërë: të lirohesh nga varësitë e lidhjet emocionale që kemi ndaj gjërave materiale, situatave, personave, nuk është një vendim i prerë, nuk është si të heqësh një leukoplast, sa më shpejt aq më mirë. Është një përkushtim i përditshëm që kërkon të ndryshohet mënyra sesi reagojmë ndaj botës që na rrethon dhe instikteve tona. Mënyra më e mirë është një fillim i matur e i thjeshtë.

Jeta pa varësi

Varesi emocionale

Pranoje çastin ashtu siç është

Mos u mund ta krahasosh me të ndjeshmen, ka kaluar. Në momentet e bukura, mos e vrit mëndjen si t’ia bësh të zgjasë sa më shumë. Thjesh përjetoje e shijoje para se të mbarojë.

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Të luftosh me këtë të vërtetë vetëm sa do të të shkaktojë dhimbje.

E tashmja ndonjëherë është mjaftueshëm

Përpiqesh me të drejtë, që nesër të jesh më mirë se sot. Por ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh prandaj ndonjëherë, shiko cfarë ke tani dhe vlerësoje. është mjaftueshëm.

Përjashtohu

Herë pas here, shikoji ngjarjet që të kanë ndodhur, njërëzit që të rrethojnë me sy të një të huaji. Cfarë do shikonte një i panjohur tek ty?

Mate veten me një metër tjetër

Njërëzit janë duke evoluar gjatë gjithe kohës, situatat ndryshojnë vazhdimisht. Krijo një identitet tëndin që i reziston kohës e ndryshimeve. Një identitet i bazuar mbi të mirat materiale që ke, mbi rolin që mund të kesh në shoqëri, apo mbi marrëdhëniet e ngushta, krijon varësi dhe frikë pasi nuk rrezikon të humbësh vetëm cfarë ke, por edhe cfarë je.

Lirohu nga varësia ndaj njerëzve

Varesite emocionale

Ji mik i vetes

Është shumë e vështirë kur duhet të shkëputesh nga persona nga të cilët varet vetëvlerësimi yt. Beso në vlerën që ke, pavarësisht fjalëve të mira apo të këqija të të tjerëve. Në këtë mënyrë ti do të krijosh lidhje më njërëzit e jo me mënyrën sesi të bëjnë të ndihesh.

Rri vetëm, herë pas here

Qëndro pak kohë vetëm me veten tënde, kujdesu për pasionet e hobby-t e tua, ato që nuk kanë lidhje me njërëz të tjerë.

Mos shtrëngo shumë fort

Kjo më tepër ka të bëjë me krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme. Ndryshe nga ç’thonë nocionet romantike, ne nuk jemi gjysma e njëri tjëtrit. Ti je një njeri i plotë. Mos keqkupto: mund të duash pa fund dikë, por mos harro që nëse shtrëngon shumë fort e nuk lë hapësirë, mund të dëmtoheni të dy.

Bashkëvepro me shumë njërëz

Mos e limito veten në pak miq, pak shoqëri, do bëhen shtyllat e jetës tënde. Çdo njeri ka nevojë për njërëz dhe ka aq shumë në këtë botë. Qëndro i hapur ndaj personave të rinj që hyjnë në jetën tënde.

Lirohu nga varësia e së shkuarës

Varesite emocionale

Ti nuk mund ta ndryshosh të kaluarën

Edhe pse e mendon vazhdimisht. Edhe pse e dënon veten për ndonjë gabim të bërë. Edhe pse nuk e pranon. E kaluara tashmë ekziston, është aty. E vetmja mënyrë për t’u çliruar nga pesha e saj është ta pranosh. Nuk ka rrugë tjetër për të fituar paqe përbrënda.

Zëvëndëso frikën me ndjenja pozitive

Kur fiksohesh me të kaluarën do të thotë që ke frikë: frikë se humbe dicka të bukur e të mirë ose frikë se nuk do gjesh asnjëherë lumturinë përsëri. Përqëndrohu mbi çfarë ke pozitive në jetën tënde e çfarë të pëlqen të bësh.

Jeto në të tashmen

Në vënd që të mendosh se cfarë ke bërë apo nuk ke bërë në të kaluarën, cfarë lloj personi ishte apo nuk ishe, bëj dicka të vlefshme sot! Bëj një kurs. Bëhu pjesë e ndonjë grupi. Ndihmo dikë që është në nevojë. Bëje ditën tënde interesante dhe të mbushur me aktivitete sa të mos kesh kohë të mëndosh për të kaluarën.

Ndrysho këndvështrimin

Eksperiencat tona varen nga mënyra sesi i përjetojmë gjërat. Në vënd që t’i thuash vetes sa e vështirë ka qënë ajo apo kjo situatë, sa je lënduar, etj., sfidoje veten dhe emocionet e tua e përqëndrohu mbi mësimet e mësuara nga e kaluara.

Provo gjëra të reja

Ndonjëherë ne kapemi pas gjërave, situatave apo personave sepse jemi mësuar me ta e ndihemi më të sigurtë. Merr parasysh që situata e persona  të rinj mund të të bëjnë të ndihesh po aq mirë.

Lirohu nga varësia ndaj rezultateve

Varesite emocionale

Lëri gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre

Kjo nuk do të thotë të mos përpiqesh të krijosh një të ardhme më të mirë, do të thotë ji në paqe me të tashmen. Nëse shqetësohesh tepër mbi çfarë është apo mund të shkojë gabim, nuk do kesh një pamje të qartë të situatave.

Dysho mbi rezulatin e kërkuar

Nëse je lidhur pas një rezultati, një punë që dëshiron, një lidhje, etj., mund të jesh duke përjetuar një iluzion: që gjithcka do jetë perfekte dhe do gjesh lumturinë. Lumturia nis në të tashmen, me çfarë është e pranishme.

Nuk ke nevojë të dish gjithcka

Jeta ka shumë paqartësi, shumë gjëra të mbetura pezull, pavarësisht dëshirës tonë për t’i qartësuar. Fiksimi me çfarë do të ndodhë të ardhmes tonë, si do jetë, si do shkojnë gjërat, është thjesht një mënyrë për të harxhuar jetën tonë. Garancitë nuk ekzistojnë.

Ndiq pasionin tënd që tani

Nuk duhet të kesh kaq apo aq lekë në bankë për të jetuar një jetë kuptimplotë. Kupto cfarë ka rëndësi për ty dhe kushtoji kohën e duhur. Mëso kitarën. Udhëto me grupet eksploruese. Çfarë të zgjon përbrënda pasionin e jetës, ndiqe. Mos prit, bëje që nesër.

Mëso të tjerët e mëso nga të tjerët

Është në natyrën njërëzore të shpresojë në një të ardhme më të mirë. Edhe personat më aktivë bien pre e zakoneve herë pas here. Ndarja e eksperiencave me të tjerët na ndihmon shumë në mbajtjen e drejtimit të duhur.

Lirohu nga varësia ndaj ndjenjave

Varesite Emocionale

Dhimbja është e pashmangshme

Sado mirë të sillemi, sado mirë t’i bëjmë gjërat në jetë, përsëri do ketë raste kur humbasin gjëra apo persona të dashur e do ndjejmë dhimbje. Këto situata janë pjesë e jetës të së gjithëve.

Jepu zë ndjenjave të tua

Bëhu e vetëdijshme për cfarë ndjen dhe shprehu. Ndjenjat që shprehen, me zë, me të shkruar, apo në forma të tjera, pësojnë një proces tranformimi. Edhe kur tundimi për t’u kapur pas inatit, zëmërimit, trishtimit, është i fortë, detyroje veten të shprehet e qëndro pozitive.

Gjithçka është një cikël

Çdo gjë në botë përjeton një proçes ciklik. Edhe jeta jonë nuk bën përjashtim. Çastet e zymta dhe të errëta ndiqen nga momente të bukura e të lumtura. Varet nga ne si do t’i përjetojmë, cilat çaste do të kujtojmë, cilat do të jenë baza e vetes tonë.