Nëse ke akne, duhet të informohesh!

Akne është ai problem i lëkurës mbi të cilin ka më shumë informacione të pasakta se cdo problem lëkure tjetër. Qarkullojnë shumë legjenda mbi të dhe në këtë artikull do flasim për disa prej tyre.

Legjenda nr. 1 – Disa ushqime shkaktojnë akne

Ka shumë informacion jo të saktë që qarkullon mbi këtë cështje. Shumica e njerëzve besojnë se të hash ushqime me yndyrë si patate të skuqura, picë, apo edhe ëmbëlsira, rritet niveli i akneve në fytyrë.

Faktet:

Nga studimeve shkencore asnjë lidhje nuk është gjetur midis konsumimit të këtyre ushqimeve dhe shfaqjes ose përkeqësimit të akneve. Ne gjithësesi, nuk ju këshillojmë ngrënien e këtyre ushqimeve pasi kanë pasoja të tjera.  Në disa kërkime shkencore është zbuluar se konsumimi i qumështit mund të shkaktojë akne pasi përmban një lloj të vecantë bakteri.

Legjenda nr 2 – Sa më shumë ta lash fytyrën, aq më shumë akne ikën

Mendohet, gabimisht, se kush ka akne duhet ta lajë fytyrën sa më shpesh e ndonjëherë përdoren produkte shumë agresive, që e dëmtojnë lëkurën.

Faktet:

Fytyra me akne nuk duhet të lahet më shumë se dy herë në ditë. Nëse lahet spesh, lëkura do të thahet e irritohet, duke përkeqësuar problemin. Sigurohu që një nga këto dy larje të bëhet në darkë, që të hiqet make-up dhe djersa e mbledhur gjatë ditës. Në rast se keni akne, lajeni fytyrën me kujdes, me produkte jo agresive dhe shumë delikate, thajeni mirë që të ulni rrezikun e bakterieve në lëkurë pasi mund të shkaktojnë infeksion.

Legjenda nr. 3 – Pucrrat duhen shtrydhur

Jo. Nuk është aspak e vërtetë!

Faktet:

Ky veprim nuk duhet bërë në mënyrën më absolute. Po u shtrydhën, pucrrat do të lënë shenja dhe plagë në lëkurë të cilat nuk do të ikin më. Shtrydhja rrezikon të krijojë infeksion në lëkurë dhe të të lërë plagë në fytyrë. Pucrrat e një fytyre me akne nuk duhen prekur asnjëherë me duar të palara. Po nuk qenë të pastra, duart do shpërndajnë baktere që mund ta përkeqësojnë gjëndjen.

Legjenda nr. 4 – Vetëm adoleshentët kanë akne

Ja edhe një informacion i pasaktë që qarkullon mbi aknet. Mendohet se mosha është një element kryesor në shfaqen e tyre. Por e vërteta është krejt ndryshe.

Faktet:

Mosha nuk ndikon në shfaqen e akneve. Kjo gjëndje e lëkurës mund të shfaqet edhe nëse je 20, 30 apo 40 vjec.

Legjedja nr. 5 – Make-up shkakton akne

Kjo është e vërtetë në disa raste.

Faktet:

Nëse ke akne këshillohet një pudër shumë e lehtë, si psh pluhur, me minerale, etj. Make-up lëng kanë një dendësi që i bllokon poret e nuk janë të përshtatshëm për fytyrat me akne.  Përdor një produkt të posacëm për lëkura delikate, që nuk i mbyllin poret ose akoma më mirë, make-up që përmbajnë përbërës kundra akneve. Nëse ke lëkurë të yndyrshme, mos përdor produkte me përbërës vaji pasi do ta përkeqësojnë gjëndjen.

Legjenda nr. 6 – Duhet të nxihesh në diell që të ikin

Dielli në të vërtetë mund të jetë faktor rreziku.

Faktet:

Ekspozimi ndaj diellit dhe nxirja e lëkurës mund të duket sikur e lehtëson gjëndjen sepse ngjyra më e errët bën që të mos duken pucrrat. Por pasi nxirrja ikën e lëkura merr ngjyrën normale, gjëndja kthehet si më parë. Ekspozimi ndaj diellit e than lëkurën, dhe ekspozimi i tepërt e plak atë para kohe. Sipas studimeve shkencore, dielli i fortë mund të shkaktojë edhe kancer në lëkurë.

Legjendja nr. 7 – Kur nxihesh, nuk duhet të përdorësh krem mbrojtës

Kremi mbrojtës duhet përdorur gjithmonë kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit.

Faktet:

Mund të përdoret një krem i vecantë për lëkura delikate, qe nuk bllokon poret ose një krem me bazë oksid zinku.

Legjenda nr. 8 – Duhet pritur që të ikë vetë

Nuk është e thënë gjëkundi që duhet të vuash në heshtje. Akne është një problem që mund të luftohet me mjetet e duhura.

Faktet:

Nëse gjendja zgjat ose përkeqësohet, një vizitë në një dermatolog të mirë është e detyrueshme. Nëse akne nuk trajtohet me profesionalizëm, mund të lërë shënja në fytyrë që nuk ikin më.

Legjenda nr. 9 – Mbaje lëkurën e thatë që akne të mos shfaqet

Faktet:

Lëkura ka gjithmonë nëvojë për idratim, edhe lëkura e yndyrshme apo me akne. Po të mbahet vazhdimisht e thatë ajo do të plaket para kohe.