Kur temperaturat ulen

I ftohti ekstrem nuk është i mirë për lëkurën: temperaturat e ulëta krijojnë në fakt, një mbyllje të enëve të gjakut, gjë që ngadalëson furnizimin me gjak dhe oksigjen në lëkurë.

Lëkura bëhet e zbehtë dhe vuan, bëhet më e hollë dhe pezmatohet me lehtësi: kur mbërrin më pak gjak, metabolizmi ngadalëson dhe, rrjedhimisht, ulet mbrojtja kundër të gjithë faktorëve agresivë. Me të ftohtin, lëkura mund të çahet sepse filmi mbrojtës (i përbërë nga hidro-lipidet, ujë dhe yndyrë me pak fjalë), me temperaturat e ulëta ndryshon, ngrin duke shkaktuar mikro të çara në sipërfaqen e lëkurës.

Pse lëkura skuqet

Kalimi i menjëhershëm nga të ftohtët në të nxehtët, pezmaton dhe përflak lëkurën, që merr një ngjyrë të kuqe për shkak të ënjtjes së shpejtë të kapilarëve e fytyrës, të cilët papritmas zgjerohen, duke bërë që të kalojë një sasi më e madhe gjaku.

Me kalimin e kohës, këto enë gjaku të vogla mund të humbasin elasticitetin e tyre dhe të qëndrojnë të hapura, ose mund të shpërthejnë dhe të shkaktojnë një sëmundje të lëkurës të karakterizuar nga kapilarë gjaku të dukshëm.

Përveç përdorimit të një produkti specifik për lëkura të ndeshjme, për të parandaluar skuqjen e fytyrës duhet që çdo herë që kaloni nga të ftohtët në të nxehtët, të vini duart për disa sekonda në fytyrë, në mënyrë që kalimi nga një temperaturë në tjetrën të bëhët në mënyre graduale.

Mbrojtja është themeli

Gjatë dimrit është mirë të përdoret një krem ushqyes për fytyrën, që ndihmon filmin mbrojtës të mbajë lëkurën më gjëndjen më të mirë të mundshme. Sidomos për muajtë më të ftohtë, duhet zgjedhur një krem i pasur me vajra natyralë që të shmangin dehidratimin dhe plasaritjet e lëkurës.

Lëkura e brishtë dhe e ndjeshme, që skuqet lehtë, ka nevojë për më shumë vëmendje, pasi është më shumë e ekspozuar ndaj sulmeve të temperaturave të uleta e të larta. Zonat më në rrezik, si ajo rreth syve dhe faqet në veçanti, duhen mbrojtur duke i  ushqyer me krem disa herë në ditë. Nuk duhet larë asnjëherë me ujë shumë të ftohtë apo të nxehtë pasi temperaturat ekstreme e dobësojnë më tej, duhet përdorur vetëm uji i vakët.

Çfarë hamë mund të ndikojë

Të ushqyerit ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga të ftohtit: disa substanca, në fakt, e  bëjnë atë më të fortë ndaj temperaturave të ulëta. Në dimër është mirë të rritet konsumi i frutave dhe perimeve, pasi janë të pasura me vitamina dhe minerale që forcojnë lëkurën.

Vitamina C është e dobishme në rritjen e elasticitetit të kapilarëve, që me ndryshimet e temperaturës janë të detyruar të kontraktohen dhe pastaj të relaksohen në një hark kohor të shkurtër. Kjo vitaminë gjendet kryesisht në fruta dhe agrume, kivi, në speca dhe perimet me gjethe jeshile. Substanca e quajtur anthocyanins, që gjenden në mana dhe boronica, ndihmon në elasticitetin e enëve të gjakut si kapilarët.

Për të promovuar rinovimit të lëkurës nuk duhet të ketë humbur trupit vitaminë A, që përmban kryesisht në qumësht dhe produktet e qumështit (kos dhe djathë) dhe vezë. Kjo substancë stimulon rinovimin e qelizave, duke eliminuar qelizat e vdekura dhe formimin e një lëkurë të re dhe më kompakte.

Për një lëkurë të shëndetshme, trupit tuaj i duhet vitamina A, që gjendet kryesisht në qumësht dhe produktet e qumështit (kos dhe djathë) dhe vezë. Kjo substancë stimulon rinovimin e qelizave, duke eliminuar qelizat e vdekura dhe formimin e një lëkurë të re dhe më kompakte.