Të kesh një lëkurë të bukur e të butë si mëndafsh shpesh kërkon përdorim e produkteve të shtrënjta e të vështira për t’u gjetur. Ne ju propozojmë një seri trajtimesh natyrale, që jo vetëm duan pak investim, por që janë natyrale, pa substanca kimike, aroma apo konservantë industrialë.

E nisim nga soda e bukës, një element aq i thjeshtë e që gjendet në cdo shtëpi.

Përmirësimi i pamjes së lëkurës

Kur flasim për përmirësim të pamjes që ka lëkura jonë, kemi ndërmënd tre faktorë kryesorë: zbutja e lëkurës, mbyllja ose shtrëngimi i poreve dhe ngjyra uniforme që duhet të ketë cdo lëkurë e shëndetshme.

Soda e bukës ndihmon në të treja këto procese.

Si ta përdorim sodën e bukës

Si cdo trajtim natyral, edhe soda mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Ja disa nga më të njohurat e më të suksesshmet.

Larja e fytyrës

Larja nuk duhet të jetë një proces i ndërlikuar: mjafton të përzieni dy lugë caji sode buke me një lugë caji ujë të ngrohtë për të formuar një lloj brumi. Shplajeni fillimisht fytyrën me ujë dhe pastaj aplikoni përzierjen duke i bërë një masazh të lehtë lëkurës. Shplajeni përsëri fytyrën me ujë.

Scrub

Një proces shumë i rëndësishëm për lëkurën pasi të lejon të heqësh lëkurën e vdekur që ndodhet në sipërfaqe. Soda është e ashpër në prekje e kjo e bën një material të mirë për një trajtim të tillë. Mjafton një lugë caji me sodë (pa përzierë me ujë, por lëkura duhet të jetë njomur fillimisht) , një fërkim i butë masazhues për disa minuta.

Shplajeni me ujë për një lëkurë të butë si mëndafsh.

Maskë “Detox”

Një maskë e tillë heq substancat helmuese që lëkura jonë thith. Krijoni një mix me dy lugë caji sode buke dhe një lugë caji uji të ngrohtë. Brumin që do të formohet, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të thahet. Pasi të jetë tharë, shplajeni me kujdes.

Maskë për të dhënë shkëlqim

Për t’i dhënë shkëlqim fytyrës merrni dy lugë sodë buke, pak ujë të ngohtë dhe lëng limoni sa duhet për të krijuar një brum të hollë. Aplikojeni në fytyrë e lëreni të thahet. Pasi është tharë, shplajeni e thajeni fytyrën me kujdes për një lëkurë më të shkëlqyeshme e më të shëndetshme.  

Heqja e pikave të zeza

Krijoni përsëri një mix me disa lugë sodë buke dhe ujë të ngrohtë. Aplikojeni dhe masazhojeni me kujdes në zonën T (balli, hunda dhe mjekra). Mbajeni për një minutë të paktën (mos e lini të thahet), pastaj shplajeni duke hequr edhe papastërtitë e lëkurës që ajo të jetë më e pastër.

Si të keni një lëkurë normale apo të yndyrshme, do të ndjeni ndryshime pozitive kur të filloni të përdorni sodën e bukës për pastrimin e fytyrës.