Tea Tree Oil, emri botanik Melaleuca alternifolia, është një vaj esencial i përdorur prej shumë kohësh për kujdesin e lëkurës por vetem vitet e fundit ka marrë famën që meriton.

Ky vaj nxirret nga një bimë që rritet në Australi: aborigjenët australianë e përdorin atë prej mijëra vjetësh për të shëruar cdo lloj sëmundje të lëkurës. Ekziston një legjendë sipas së cilës, në një zonë të Australisë gjendej një liqen magjik, ku personat e sëmurë shkonin të bënin banjo dhe shëroheshin pak kohë më pas. Ky liqen thuhet të ishte i rrethuar nga shumë pemë Tea Tree e gjethet e tyre binin të gjitha në ujin e tij.

Përpos historive që tregohen, bima për të cilën flasim i ka treguar më së miri vetitë kuruese përgjatë viteve.

Përdorimet e Tea Tree janë të pafundme e të gjithëanshme. Mendojeni si një ekuacion: probleme lëkure + tea tree = shërim (në shumicën e rasteve, gjithësesi). Është shumë i famshëm për përdorimet kundër mykut dhe luftimin e infeksioneve të jashtme. Ka gjithashtu aftësi antibiotike e është një aleat i rëndësishëm kundër pothuajse cdo irritimi të lëkurës, djegieve, zbokthit e më shumë akoma. Është një vaj që duhet mbajtur në shtëpi për cdo rast.

Më poshtë janë 25 përdorimet më të njohura e më praktike:

Ndihmon në zbutjen e djegieve nga dielli

Shëron infeksionet e lëkurës në mënyrë natyrale

Lehtëson ndjesinë e kruajtjes në vëndet ku ka irritime e i shëron

Mund të përdoret për të pastuar pothuajse gjithcka në shtëpi: mjafton të përzihen tre lugë kafeje Tea Tree me gjysëm litri ujë, dhe solucioni është gati

Përdoret në trajtimin e akne dhe lëkurës së yndyrshme

Parandalon formimin e morrave, mjaftojnë disa pika në shampo

Mjaftojnë disa pika në vëndin ku fle macja apo qeni për të parandaluar formimin e pleshtave

Përdoret për të hequr kërpushat

Është mjat i mirë për heqjen e iriqave në lëkurë

Shëron mykun e thonjve dhe irritimin e lekurës mes gishtave të këmbës

Heq erën e keqe nga goja (mjafton një përzierje ujë me disa pika Tea Tree për shplarje)

Mund të përzihet (vetëm pak pika) me kremin e lëkurës e të përdoret përditë

Përdoret në trajtimet për të hequr lythat e lëkurës

Zbut dhe zhduk pickimet e insekteve

Përdoret në trajtimin e mykut në lëkurë

Përdoret në trajtimin e psoriasis (shiko cfarë është psoriasis këtu)

Lehtëson asthmën dhe frymëmarrjen në përgjithësi

Përdoret si anti-septik në carje e prerje të vogla

Pastron aromat nëpër dhoma (përdoret për banjon kryesisht)

Mban insektet larg dollapeve, sirtarëve, kuzhinës, etj.

Mban lavatricen e rrobat pastër: disa pika para se të nisë larja mjaftojnë

Mban tapetet pastër e igjenikë

Mund të përdoret për të pastruar mjete kuzhine (në solucion me ujë)

Heq mykun që formohet nëpër mure, atlete, etj.

Ka efekte deodoranti në lëkurë (gjithmonë i përzierë me ujë)

Rekomandime:

duke qënë vaj esencial, nuk duhet në mënyrë absolute të gëlltitet, është vetëm për përdorim të jashtëm. Nuk këshillohet të përdoret për fëmijë nën 6 muajsh pasi lëkura e tyre është shumë delikate.

Vajrat esenciale si Tea Tree mund të irritojnë lëkurat delikate, prandaj këshillohet të zbuten më gjysëm luge vaji ulliri ose bajameve ose të përzihen me ujë.