Rrathët e errët nën sy mund të shfaqen për shumë arsye:  pagjumësia dhe lodhja e syve janë disa nga faktorët kryesorë. Para se të vazhdoni leximin e të praktikoni metodat qe ju paraqesim, ju kujtojmë se zhdukja e zakoneve të dëmshme është metoda më e mirë për të pasur një pamje të shëndetshme e të bukur: nëse kaloni shumë kohë para kompjuterit apo smartphone tuaj (sidomos para se të flini gjumë) do shkaktoni lodhje të syve dhe shfaqjen e rrathëve të errët.

Një zgjidhje e shpejtë dhe efikase

Një mënyrë natyrale, e thjeshtë dhe me pak mundim për të hequr rrathët  e errët poshtë syve është përdorimi i tulit të domates.

Pse domatja është shumë e mirë për lëkurën

Domatet janë të pasura me substanca ushqyese, përfshirë këtu vitaminën C dhe B, sulfur, hekur, fosfor dhe kalcium. Për më tepër, domatja ka veti zbardhuese që e bëjnë atë ideale për zhdukjen e rrathëve poshtë syve.

Si ta përdorim

Ka shumë mënyra sesi mund të përdoret domatja. Një mënyrë është prerja e disa fetave të trasha, shtypja me dorë dhe tuli i butë të aplikohet poshtë rrathëve të syrit me delikatesë e të mbahet për 10 minuta para se të pastrohet me ujë të ftohtë.

Një tjetër mënyrë është të përzihet një lugë gjelle me lëng domateje dhe një lugë gjellë leng limoni. Me një cufkë të vogël pambuku aplikojmë me delikatesë këtë mix poshtë syve, tek rrathët. Lerëni për 10 minuta të përthithet nga lëkura dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë. Thajeni lëkurën me kujdes.

Këshilla

Mos harroni që domatja përmban acid dhe ka veti zbardhuese që mund të japë një ndjesi përcëlluese që nuk është e përshtatme për lëkura shumë të ndjeshme, sensitive.

Nëse kjo ndjesi është e padurueshme për ju, bëni një shplarje të shpejtë të fytyrës me ujë të fltohtë.

Gjithashtu mos harroni se metodat natyrale duan kohë dhe aplikim të vazhdueshëm për të dhënë rezultate të dukshme: aplikoni tulin e domates për të paktën 3 ditë rradhazi në mëngjes për të parë ndryshimin.