Diellin e verës nuk e shmangim dot. Edhe pse e dimë se mund të na dëmtojë lëkurën, do bënim gjithçka për të marrë një ngjyrë të bukur.

Por a e dinit se disa ushqime mund të ndihmojnë lëkurën në përthithjen e rrezeve të diellit? Këto ushqime nxisin lëkurën tonë për të përballuar diellin duke rritur prodhimin e melaninës, pigmentit që thith dritën, dhe duke e furnizuar me vitamina e mineralet e nevojshme për një funksionim optimal.

Ja cilat janë ushqimet, që nëse konsumohen rregullisht, do t’ju ndihmojnë të merrni ngjyrën perfekte gjatë verës:

Karrota

karrota

Që karrota bën mirë për lëkurën do e keni dëgjuar tashmë, por nuk e dini se shumë produkte që nxisin nxirjen e lëkurës përdorni substanca të quajtura alfa-carotene dhe beta-carotene, të marra nga karrota?

Këto substanca kalojnë një proçes të gjatë përpunimi, ndërsa karrota e freskët, e konsumuar në një sallatë, i ka të gjitha vetitë e dobishme për lëkurën.

Vezët

Veze

Vezët e fshatit, natyrale dhe të plota, sidomos e verdha, kanë aftësi ta nxisin lëkurën tuaj të marrë ngjyrë gjatë verës.

Të verdhat e vezëve kanë përmbajtje të lartë vitamine A, një vitaminë shumë e rëndësishme për lëkurën tuaj dhe aftësinë të përthithur rrezet e diellit. E verdha e vezës e aplikuar direkt në lëkurë, ka edhe efekte rigjeneruese dhe ndihmon në raste djegie.

Mango

Mango

Mango është një frut që ka një përmbajtje shumë të madhe vitamine A, më shumë se çdo frut tjetër! Duke qënë se kjo vitaminë është element kryesor për një ngjyrim të mirë dhe për shëndetin e lëkurës gjatë verës, mango nuk duhet të ndahet nga vaktet tuaja!

Ujë

uje

Ok, uji nuk përmban vitaminë A, por është gjithësesi një element i domosdoshëm për lëkurën, sidomos gjatë muajve të nxehtë.

Trupat tanë përbëhen nga 60% ujë (në disa studime deklarohet se deri jemi deri në 70% ujë) e që të funksionojë siç duhet, ka nevojë për hidratim.  Që lëkura juaj t’i përgjigjet mirë diellit veror e që të marrë ngjyrë pa u djegur, duhet të pini ujë! Nëse nuk pini mjaftueshëm kur jeni jashtë në diell, lëkura do të thahet, do të dëmtohet e plaket në vënd të nxirjes perfekte që synoni.

Duhet të pini shumë ujë të freskët: kur jeni nën diell, të paktën çdo 20 minuta. Alternativa tjetër është të konsumoni shumë fruta me përbajtje të lartë uji si shalqi dhe tranguj.

Djath

djathi

Djathi në përgjithësi ka nivele të larta të një subsance të quajtur selenium, e cila jo vetëm që mund të mbrojë lëkurën tuaj nga djegia, por ju ndihmon për të pasur një nxirje më të mirë si dhe ngadalëson plakjen e përgjithshme të lëkurës tuaj duke vepruar kundër radikaleve të lira.

Edhe pse të gjitha llojet e djathrave janë të mirë, djathi i bardhë ka një përmbajtje jashtëzakonisht të lartë në selenium.

Spinaq

spinaq

Çfarë nuk kemi dëgjuar për spinaqin! Lufton radikalet e lira, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe është veçanërisht i mirë për lëkurën.

Spinaqi përmban me shumicë ato enzima dhe substanca që gjenden edhe në karrotat. Antioksidantë dhe beta-carotene që jo vetëm e mbajnë shikimin tuaj të mprehtë, por gjithashtu ndihmojnë lëkurën të marrë atë ngjyrën e bukur gjatë verës.

Domate

domate

Ja një tjetër super ushqim për të pasur një lëkurë të shëndetshme gjatë verës.

Domatet përmbajnë lycopene, një përbërës enzimash i ngjashëm me çfarë gjendet në karrota dhe spinaq. Kjo përveç faktit që luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë rrudhat dhe plakjen e trupit.

Shtoni disa domate në sallatë, pak spinaq të fresket dhe shijoni shkëlqimin e lëkurës tuaj.

Kajsi

Kajsi

Një nga aleatët tuaj kryesorë gjatë verës. Kajsia është e pasur me carotenoid, i cili është një pigment natyral që i jep këtij fryti ngjyrën e bukur të verdhë në portokalli.

Kur konsumoni kajsi rregullisht, pigmenti nis të ndikojë në lëkurën tuaj:  e ndihmon atë të përthithë rrezet e diellit e të marrë ngjyrë.

Vaj Ulliri

Vaj Ulliri

Vaj i ullirit që konsumohet (jo versioni vaj kozmetik për trupin) nuk ka pjesë në ngjyrimin e lëkurës gjatë verës. Por është një ndihmë e madhe për ta mbajtur atë ngjyrë dhe ndihmon lëkurën të jetë në formën e saj më të mirë.

Askush nuk dëshiron një lëkurë që duket e thatë dhe e rrudhosur, si një shalë e vjetër. Lëkura juaj ka nevojë vajra të shëndetshme për ta mbajtur atë të butë dhe elastike.

Nuk po flasim për vajin e ulliri që aplikohet direkt, por atë që shërbehet në tavolinë, duke e konsumuar në vaktet tuaja, i cili ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës.

Pjeshka dhe kumbulla

Pjeshke

Të dyja këto fruta janë me përmbajtje të lartë vitamine A, por janë të pasura me carotenoids gjithashtu, që ndodhen edhe në kajsi. Kanë antioksidantë që ndihmojnë në zhdukjen e radikalëve të lirë, pra ju ndihmojnë të shmangni rrudhat dhe dëmet nga dielli.

Kujdes! Ushqimet që përmëndëm më sipër funksionojnë ndryshe nga produktet kozmetike: duan kohë dhe vazhdimësi! Nuk mund të prisni një ngjyrë çokollatë sepse keni konsumuar një herë në javë pak spinaq. Apo një lëkurë të shëndetshme sepse keni ngrënë një karrotë drekën e javës së kaluar. Të gjitha vaktet tuaja duhet të jenë të mbushura me to!

Këto ushqime janë thesare të vërteta për ju e trupin tuaj, por duhet që t’i konsumoni rregullisht gjatë gjithë verës.

Jetoni shëndetshëm, jetoni natyrisht 😉