Ke një problem me shëndetin? Pi një lëng frutash të freskët!

Dihet që një lëng i freskët është një ilaç për trupin. Por ne kemi bërë diçka më shumë, kemi stiluar një listë të frutave dhe perimeve të duhura për çdo organ të trupit. Dietologia Dr.Melissa Rousseau e një nga studiove më të njohura në Amerikë, M.Parke Studio, e ka përpunuar këtë listë përgjatë vitesh të tëra pune.

Një konsumim i rregullt i lëngjeve të frutave dhe perimeve ka efekte shumë të mira mbi organizmin tonë. Ndikimet pozitive ndihen që nga niveli i energjisë që kemi në jetën e përditshme, mbajtja e peshës ideale, ekuilibrimi i funksioneve të trurit, shëndeti i lëkurës, ekuilibri hormonal, e shumë të tjera.

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e freskëta dhe i konsumoni ato, ju ftojmë t’i hidhni një sy listës së mëposhtme.

1. FRUTA E PERIME PËR TRURIN

Fruta e Perime per Shendetin

Selinoja:

është një perime shumë e pasur në luteolin, një substancë që ndihmon në zhdukjen atyre molekulave që shkaktojnë inflamacion. Perime me nivele të larta luteolin janë edhe karrotat, specat dhe spinaqi.

Domatja:

përmban një substancë të quajtur lycopene në sasi të mëdha, një nga substancat më të forta në luftën kundër radikalëve të lirë, një antioksidant i fuqishën që ndihmon në mbrojtjen e funksioneve të trurit nga dëmtime të ndryshme. Nëse nuk të pëlqen domatja, sasi më të vogla lycopene mund të gjenden në fruta të ndryshme si guava, shalqiri dhe rrushi.

2. FRUTA E PERIME PËR LËKURËN

Fruta e Perime per Shendetin

Aloe vera:

është jashtëzakonisht hidratuese dhe shëruese nëse pihet si lëng. Hidratimi ndihmon lëkurën, e bën më të shëndetshme dhe rrezëlluese. Aloe ka gjithashtu sasi të mëdha vitamine C dhe enzima që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe rinimin e indeve organike të vjetëruara.

Panxhari:

një mëlçi e bllokuar mund të shkaktojë akne kudo në trup, jo vetëm në fytyrë. Duke qënë pastruesi më i mirë i gjakut dhe i mëlçisë, panxhari ndihmon për të pasur një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.

Karrota:

përmban nivele të larta vitamine A në formën e beta-karotene, një antioksidant i fuqishëm që parandalon degjenerimin qelizor dhe ngadalëson proçesin e mplakjes së organeve. Ka gjithashtu shumë vitaminë C e cila ndihmon trupin në prodhimin e kolagjenit. Karrota përmban edhe potasium, që ndihmon përtëritjen e qelizave në lëkurë.

Lakër jeshile:

është një perime plot me vitamina (përmban vitaminat A, C, K, E) dhe substanca ushqyese (duke nisur nga kalcium dhe  beta-karotene), por jo vetëm kaq: përmban edhe yndyrna të mira, të famshmet omega-3 dhe omega-6. Lakra jeshile është një bombë e vërtetë jo vetëm për lëkurën.

3. FRUTA E PERIME PËR TIROIDET

Fruta e Perime per Shendetin

Selinoja:

ka përmbajtje të lartë magnezium, substancë jetike për trupin që midis shumë funksioneve të tjera, ndihmon edhe në ekuilibrimin e nivelit të hormoneve të prodhuara nga gjëndrat tiroidale.

Lule rradhiqe:

është një lloj bime me nivele të larta aminoacidesh dhe proteinash, shumë të rëndësishme për shëndetin e tiroideve.

Lakërishtë:

ka nivele të larta jodi dhe është një bimë që ndihmon shume në rast hipotiroidizmi (ulja e funksioneve të gjëndrës tiroidale). Përmban gjithashtu enzima që ndihmojnë në raste pezmatimi dhe është një antioksidant shumë i mirë. Nuk këshillohet për persona që vuajnë nga hipertiroidizmi (rritja mbi normalen e funksioneve të gjëndrës tiroidale).

4. FRUTA E PERIME PËR ZËMRËN

Fruta e Perime per Shendetin

Panxhari:

ndihmon për të reduktuar presionin e gjakut. Lëngu i panxharit prodhon oksid nitrik, i cili zgjeron arteriet dhe enët e gjakut. Oksid nitrik mund të gjendet edhe ne shegë.

Hudhra:

s’kishte si të mungonte! Hudhra përmban një substancë e cila mban trombocitet e gjakut larg njëra tjetrës dhe i ndalon të fërkohen, përmirëson qarkullimin, ndihmon në uljen e presionit arterioz dhe parandalon mpiksjen e gjakut.

Lakërishte:

kjo lloj lakre përmban një enzimë thelbësore të quajtur transhydrogenase, e cila forcon muskujt e zemrës. Gjithashtu ndihmon për të ndërtuar qelizat e kuqe të gjakut të cilat bartin oksigjenin kudo në trup.

5. FRUTA E PERIME PËR MUSHKËRITË

Fruta e Perime per Shendetin

Daikon:

është një bimë shumë e njohur në Kinë. Ka qenë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për shërimin e sëmundjeve të mushkërive. Pastron mushkëritë dhe të gjithë trupin nga mukoza e formuar.

Hudhra:

duke qënë një nga antibiotikët më të fortë në natyrë, ka aftësi të luftojë infeksionet, mikrobet mykun që mund të formohet. Një element shumë i rëndësishëm për lëngun e përditshëm për të shmangur të ftohurën, kollën dhe infeksionet.

Mente:

perveçse është një anti-inflamator i fortë, përdoret edhe për të pastruar rrugët e frymëmarrjes e për t’i hapur ato në rast bllokimi.

6. FRUTA E PERIME PËR MËLÇINË

Fruta e Perime per Shendetin

Molla:

acid malik që ndodhet në mollë ndihmon për të zbutur gurët e tëmthit dhe ndihmon në pastrimin e mëlçisë.

Panxhari:

po e përsërisim edhe njëherë: panxhari është pastruesi më i mirë i gjakut dhe i mëlçisë. Është i pasur me substanca të quajtura phytonutrients që kanë veti të forta anti-inflamatore dhe antioksidante. Lënda ushqyese betaine që gjendet në panxhar rrit funksionet e tëmthit për një tretje më të mirë.

Xhenxhefil:

ndihmon për të stimuluar tretje më të mirë dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi oksidativ.

7. FRUTA E PERIME PËR PANKREASIN

Fruta e Perime per Shendetin

Luleradhiqe:

ndihmojë në përmirësimin e tretjes së yndyrnave, lehtëson në këtë mënyrë punën e pankreasit. Përmban edhe veti anti-inflamatore të forta.

Spinaq dhe lakër jeshile:

perimet me gjethe ngjyrë jeshile të fortë e të trasha mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit pankreatik.

Papaja:

është një burim i pasur me enzima të vlefshme që mund të ndihmojnë në masë të madhe në procesin e tretjes.

8. FRUTA E PERIME PËR VESHKAT DHE FSHIKËZËN

Fruta dhe Perime per Shendetin

Shpargu:

është shumë i pasur me antioksidantë dhe përmban nivele të larta të një substance të quajtur glutathione, e cila lufton radikalet e lira. Vepron si një diuretik, duke shpërndarë acidin e tepërt të urinës.Mund të jetë mjaft i dobishëm në shpërndarjen e gurëve në veshka.

Karrota:

ndihmon në nxjerrjen nga trupi të acidit të tepërt të urinës dhe toksinave të tjera, duke ndihmuar veshkat në proçesin e shkarkimit.  

Boronicë:

ky frut ka shumë veti të ndryshme: mbështet shëndetin e traktit urinar dhe ndihmon për të pastruar infeksionet duke shtyrë bakteret jashtë.

Rrepkë:

është shumë i mirë për detoksifikimin e veshkave dhe të gjakut. Lufton penzmatimet dhe mykun qe mund të formohet. Rrepka ndihmon edhe në nxjerrjen e toksinave jashtë trupit dhe për të shpërndarë gurët e veshkave.

Shalqiri:

është hidratues, detoksifikues, ndihmon në nxjerrjen e toksinave. Gjithashtu është një burim i madh i kaliumit.

9. FRUTA E PERIME PËR STOMAKUN DHE ZORRËT

Fruta e Perime per Shendetin

Aloe vera:

kjo bimë mbështet procesin e tretjes dhe ndihmon për të balancuar aciditetin në stomak. Është qetësues për membranat dhe mukozën e zorrëve, stomakut dhe traktit urinar. Ndihmon në proçesin e tretjes duke rritur aftësitë përthithëse të ushqimeve.

Molla:

është një frut i dobishëm në rast kapsllëku dhe largon toksinat nga zorrët. Përmban në sasi të mëdha një substancë të quajtur pektin, një lloj fibre që lidhet me toksinat ndërsa treten në zorrë në mënyrë që ato mund të eliminohen nga trupi.

Mente:

ndihmon tretjen dhe mund të lehtësojë pezmatimet e stomakut dhe urthin. Është shumë efikas për të relaksuar muskujt e zorrëve.