Në shkollë të mesme na mësonin nivelet e pH në orën e kimisë, e ndoshta shumë prej nesh i ka harruar tashmë. Mbani mënd spektrin e pH-së nga 1 deri më 14, niveli maksimal i acidit deri në nivelin maksimal alkalin? Këto njohuri na duhen në jetën e përditshme, më shumë nga ç’mendoni.

Trupi ynë ka nivelet e veta të pH-së, dhe mbajtja e një ekuilibri, mundësisht ndërmjet 7,30 – 7.45 në spektrin e sapopërmëndur, mund ta ndihmojë trupin të qëndrojë në shëndet të mirë. Ditët e sotme, dieta standarte shkakton në shumë njerëz një mungesë ekuilibri nga konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë acide. Shumë aciditet mund të dobësojë trupin dhe ti shkaktojë një seri problemesh në pjesë të ndryshme, duke përfshirë tretjen e ushqimit, sistemin imunitar, sistemin nervor, dhe sistemin riprodhues.

Efektet anësore të acidit të tepërt në trup, mund të shfaqen edhe si “inflamacion, lëkurë të thatë, gjakderdhje në mishin e dhëmbëve, thonjtë e brishtë, flokë të dobët, nervozizëm, lodhje, humbje të energjisë, dhimbje të kyçeve, nivel imuniteti i ulët, psoriasis, gurë në veshka, probleme në fshikëzën e tëmthit, bllokim të mëlçisë dhe dëme arteriale” sipas Dr. Susan E. Brown në librin e saj The Acid-Alkaline Food Guide.

Shumica e njerëzve kanë një rezervë të vogël alkaline në trupin e tyre, e cila mund të ekuilibrojë aciditetin e tepërt, por kjo rezervë jo gjithmonë është e mjaftueshme.

Për fat të mirë, shumë ushqime me bazë bimore janë me përbërje alkaline! Këto 5 lloje ushqimesh për të cilat do flasim tani, mund të ndihmojnë në rregullimin e shkallës së pH-së të trupit.

1. Lakrat

Ushqime Alkaline

Perimet si brokoli, lakra, lulelakra e të tjera të së njëjtës familje, janë ushqime me bazë alkaline e shërbejnë për të ulur aciditetin në trup. Këto perime janë gjithashtu të njohura për aftësitë e tyre anti-kancerogjene. Shumë studime, tregojnë një lidhje pozitive ndërmjet parandalimit të kancerit dhe konsumit të llojeve të ndryshme të lakrave.

2. Perime me gjethe jeshile

Ushqime Alkaline

Zarzavate si lakra jeshile, spinaqi, sallata marule dhe çikore janë ushqime alkaline të rëndësishme që duhen përfshirë në vaktet kryesore, nëpër smoothies e gjellë. Të gjitha këto zarzavate sjellin përfitime të mëdha për trupin; marrim për shembull, lakrën jeshile. Vetëm një filxhan nga ky super ushqim, mund t’ju japë më shumë se 1.000% të racionit ditor të rekomanduar të vitaminës K. Kjo është një bombë me vitamina.

3. Limoni

Ushqime Alkaline

Po mendoni gjë pse limoni është në këtë listë? Është një frut acid, apo jo? Po, është e vërtetë që është i tillë, por bëhet alkalin kur ndodhet brenda trupit, në stomak. Limoni është i mrekullueshëm i përzierë me një gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes (i shoqëruar me pak mjaltë), rregullon PH-në e trupit, heq etjen e pastron stomakun nga mbetjet e së djeshmes.

4. Frutat e thata

Ushqime Alkaline

Arra, arrat braziliane, bajame, kikirika (të papërpunuar), dhe gështenja janë një tjetër grup i madh ushqimesh alkaline. Janë shumë të mira për të përtypur gjatë ditës dhe janë një përbërës i rëndësishëm i pjatave vegjetariane.

5. Perime që rriten nën tokë

Ushqime Alkaline

Perimet të tilla përfshijnë patatet të të gjitha llojeve, rrepën dhe karrotat. Këto perime alkaline janë të përsosura për t’u shijuar gjatë muajve të ftohtë, pasi shumë nga këto kanë sezonin e vjeljes në dimër.

Për një recetë të thjeshtë, bëhet një pjekje e këtyre perimeve në furrë me pak vaj ulliri, duke shtuar një sasi të vogël kripe deti dhe piper e do të shijoni një pjatë të shijshme e të shëndetshme.

Mos harroni:

çfarë hamë luan një rol vendimtar në mirëqenien e përgjithshme të trupit dhe mëndjes tonë, një ushqim i keq na bën të ndjehemi të lodhur e një ushqim i shëndetshëm na jep shumë energji. Me anë të një diete alkaline, mund të kontrolloni nivelin e PH-së në trup e ta mbani në ekuilibër!

Na tregoni pëlqimin tuaj, na ndiqni në Facebook!